Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se nesër nga ora 09:00 deri në orën 17:00 të pasdites do të ketë punime në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” dhe për këtë arsye do të ketë devijim të qarkullimit të mjeteve.
ARRSH bën me dije se punimet do të kryhen në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit dhe Trafiku do të devijohet me një kalim.
Njoftimi i plotë nga ARRSH:
Duke filluar nga nesër, datë 23.3.2019, ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme.
Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve.
Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Poloicisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë “Geci”, si pjesë e kompanisë që do të realizojë punimet. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.