Një person është vrarë me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe viktima është Ravik Gurra, me profesion avokat. Viktima njihet si mik i familjes Çapja dhe ka qenë avokat në procesin gjyqësor të Çapjas dhe Shullazit.
Gurra ishte duke pirë kafe në një lokal, ku një person i maskuar i është afruar, dhe pa i folur e ka qëlluar në kokë me pistoletë me silenciator, e më pas është larguar me një mjet që e priste pranë lokalit. Makina me të cilën është larguar autori, është gjetur e djegur në dalje të Elbasanit, për të zhdukur gjurmët.
Burime bëjnë me dije se policia po heton dy pista lidhur me raportin e viktimës me fisin Çapja në Elbasan dhe me atë të Emiliano Shullazit, pasi këtë të fundit e kishte përfaqësuar në gjyq.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.