MENU
klinika

Këshilla

Si të kuroni dhimbjet e fytit me receta popullore!

23.03.2019 - 09:43

Shenja e parë e ftohjes, shpeshherë ndodh që të jetë dhimbja e fytit. Kjo e fundit mund të përkufizohet si një efekt anësor i tendosjes së kordave zanore ose tregues i diçkaje më serioze.

Pavarësisht shkaktarit, shqetësimi i parë i juaji kur ju dhemb fyti është si ta lehtësoni dhimbjen…Apo jo?

Kurat natyrale të mëposhtme ju vijnë në ndihmë…

Një lugë mjaltë

Kura më e mirë natyrale për dhimbjet e fytit është padyshim mjalti. Ai posedon veti antimikrobiale që ju ndihmojnë ta rimerrni veten menjëherë.

Supa e pulës

Supa e pulës është kura më e mirë natyrale kundër ftohjes, gripit dhe virozëve të dimrit. Ajo është padyshim shumë e mirë edhe për lehtësimin e dhimbjeve të fytit falë vetive antiinflamatore të sodiumit tek lëngu i mishit.

Çaj

Një filxhan çaj i ngrohtë do t’ju lehtësojë menjëherë dhimbjet e fytit. Çajrat bimore janë të pasura me antioksidues që forcojnë imunitetin dhe parandalojnë infeksionet. Për një shërim sa më të shpejtë, shtoni edhe një lugë mjaltë dhe shtrydhni pak limon në filxhanin e çajit.