MENU
klinika

Kongresi i PS

Braçe paralajmëron zyrtarët: Kush nuk i përgjigjet qytetarëve largohet

23.03.2019 - 11:29

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe, u shpreh se zyrtarët që nuk i përgjigjen problemeve të qytetarëve do të largohen.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, numri 2 i qeversië, tha se mbi 22 mijë qytetarë kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre në platformën e bashkëqeverisjes.

“Mbi 22 mijë qytetarë kanë marrë zgjidhje përmes platformës së bashkëqeverisjes. Qytetarët janë fuqia jonë e reagimit. Shqiptarët e zakonshëm shtetin e paguajnë për këto shërbime.

Shqiptarët ndjejnë shtetin tek shërbimet që marrin. Duhet të shërbejmë më shumë dhe të modernizohemi. Kush nuk u përgjigjet njerëzve do të ikin. Kush hap zyrën dhe rri e sheh muret siç vetë i kam parë ikën dhe do të ikin. Fuqia jonë e reagimit janë njerëzit e zakonshëm” , nënvizoi Braçe.