MENU
klinika

Sulmi ndaj opozitës

Rama numëron arritjet në Tiranë, paralajmëron Teatrin e Ri me se s’bën

23.03.2019 - 13:02

Në sesionin e dytë të Kongresit të PS u konfirmuar kandidatura e Erion Veliajt për një mandat në krye të bashkisë së Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se duhet të kthehemi mbrapa dhe të bëhet krahasimi me Tiranën që ishte para 4 vitesh me Tiranën që është sot.

“Dua që në këtë moment të ktheni pak kokën pas. Kthehuni tek Tirana e 4 viteve më parë. Ecni me sy nga ky shesh, aty ku jeni ju qëndron ende kufoma e shatërvanit komunist. Ne të majtën time është zënë rruga për të hyrë në park. Në të djathtë dergjet qëkur nuk mbahet mend, gërmadha e stadiumit Qemal Stafa. Ndërsa në perëndim të Tiranës ngrihet çdo mbrëmje reja e zezë e Sharrës që mbyt Kombinatin dhe turpëron qytetin. Pa folur për gropat e rrugëve. Kjo është e shkuara e mbetur veç në shembëlltyrën e forcave të vjetra të politikës. PD si sheshi i vjetër në qendër, LSI si shatërvani i mbetur këtu në bisht, të tjerët si kioskat, këtej anash, të tjerët që i kanë zënë frymën parkun të Tiranës.

Rama-mandati-Erioni-Tirana-konica.al
Rama-mandati-Erioni-Tirana-konica.al

Kjo Tiranë sot nuk ka asnjë lidhje me atë që ju patë me sytë e kujtesës. Është një provë e dallimit të madh, nata me ditën, mes nesh dhe atyre që i kemi mbrapa, çdo ditë e më mbrapa. Kush e vë në dyshim ose s’ka dalë nga nata e tyre, ose e ka harruar natën e tyre kur ata kishin në dorë Shqipërinë dhe Tiranën. Dita jonë mund të jetë shumë më e mirë, dhe do të jetë shumë më e mirë.

Tirana jonë sot, ashtu si çdo qytet tjetër që qeverisim, edhe si vetë Shqipëria, nuk ka të krahasuar me çka ishte para se ne ta merrnim në dorë. Ka të krahasuar, me përpara se ne t’i merrnim në dorë të dyja, edhe Bashkinë edhe qeverinë. Pa këtë sinergji kjo ditë do të kishte shumë më pak dritë, dhe për këtë mjafton t’i kthejmë sytë pas. Tek Durrësi, Elbasani, Korca, Fieri, Vlora, kur ne ishim në krye të bashkive, por nuk ishim në qeveri, qytete të penguara, të bllokuara, të torturuara nën presionin e të vjetrës”- tha Rama.

Duke kujtuar, një më një, se si ishte Tirana e qeverisjes së PD dhe ajo e socialistëve, Rama nuk ka lënë pa sulmuar opozitën, duke i etiketuar me objektet e vjetra që sipas tij, turpëronin kryeqendrën.

“PD si sheshi i vjetër në qendër, LSI si shatërvani i vjetër në bosht, të terët, aleatët, si kioskat e rritura në vite, anash, shtesë pas shtese, që kishin zënë pamjen parkut të Tiranës. Ky qytet qenka është mishërimi i forcës transformuese, edhe boshllëqeve tona pa dyshim, por edhe shumë defekteve që duhen ndrequr, provë e dallimit ët madh nata me ditën mes nesh, të atyre që i kemi mbrapa. Kush e vë këtë në dyshim, ose s’ka dalë nga ana e tyre, ose e ka harruar natën e tyre se cfarë ishte, kur ata kishin në dorë vendin dhe Tiranën”- tha ai.

Rama nuk la pa përmendur punën e bërë për sheshin ‘Skënderbej’.

“Sheshi Skëndërbej sot është kryevepër urbanistike e konfirmuar ndërkombëtarisht, duke marrë vlerësime të larta në gazetat e mëdha të botës, por muzeu historik është fantazëm e së shkuarës mu në mes të sheshit, opera kantier që këtë vit do të hapë dyert”- tha ai.

Sipas Ramës, Teatri i ri Kombëtar do të bëhet me se s’bën.

“Teatrin e ri kombëtar, që do të ndërtojmë me se s’bën e për turpin e atyre që e kanë baltosur pa lindur projektin tonë, ne do ta bëjmë një tjetër kryevepër të konfirmuar ndërkombëtarisht”.