MENU
klinika

Historia e trishtë e Klarës

Nuk e ndjeja, foshnja ime kishte vdekur

23.03.2019 - 15:36

Klara ka rrëfyer për ne përvojën e saj të trishtë për humbjen e një fëmije.

Humbja e një fëmije gjatë shtatzënisë mbetet një realitet i trishtë për shumë familje.

Një lindje e “frytit “ të vdekur është vdekja e një fëmije para ose gjatë lindjes. Abortet dhe vdekjet e foshnjave përshkruajnë humbjen e shtatzënisë, por ato ndryshojnë sipas kohës kur ndodh humbja.

Një abort zakonisht përkufizohet si humbja e një foshnje para javës së 20 të shtatzënisë dhe një lindje e e vdekur është humbja e një foshnje në 20 javë të shtatzënisë dhe më vonë.

Historia e Marvit:

Klara ishte 39 javë shtatzënë, duke pritur që të lindte fëmijën e saj.

Klara ishte e shëndetshme gjatë shtatzënisë së saj. Ajo shkonte rregullisht tek mjeku dhe bënte të gjitha analizat normale dhe Ekot ultratinguj që rekomandoheshin.

Të gjithë mendonin se gjithçka ishte mirë.

Gjatë një kontrolli, një nga mamitë kontrolloi rrahjen e zemrës së fëmijës. Klara ishte në një dhomë me dy mami, bashkëshortin i saj, një infermiere dhe një mjek për eko. Ata do të qetësoheshin kur dëgjonin një rrahje zemre, por fatkeqësiht nuk po të dëgjonin asgjë. Burri i saj dhe mjekët mundohshin të qetësonin Klarën pasi mësoi lajmin e hidhur.

Klara ishte 39 javë shtatzënë kur mësoi se foshnja e saj kishte vdekur. Ajo ishte e frikësuar, por e dinte që ose duhet të hiqtë fëmjën ose rrezikonte vetë jetën e saj.

Klara bëri lindjen po atë ditë. Ajo dhe burri i saj pas 2 vitesh u bënë me një fëmijë tjetër, të quajtur Marvi, që i dha familjes së tij një shumë të gëzim të madh.