MENU
klinika

744 milionë lekë më shumë

Shkurti, sukses me eksportet e Shqipërisë në Kosovë

24.03.2019 - 17:40

Muaji shkurt i këtij viti ka qenë një muaj ku Shqipëria ka njohur një rritje të konsiderueshme të eksporteve drejt Kosovës.

Referuar të dhënave të tregtisë së Jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se muajin shkurt 2019 Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë 1 miliardë e 961 milion lekë. Krahasuar me shkurtin e vitit 2018, rritja e së njëjtës periudhë të këtij viti është me 744 milion lekë më shumë.

Nëse analizojmë grupmallrat, rezulton se ndikimin më të madh në këtë rritje të eksporteve e kanë pasur grupet “ushqime, pije dhe duhan”,minerale, lëndë djegëse e energji elektrike” dhe “produkte kimike e plastike”.

“Në muajin Shkurt 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me
Shkurt 2018 janë: Kosova (61,2 %), Gjermania (7,2 %), dhe Greqia (2,3 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet
kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-4,1 %), Spanja (-22,9 %), dhe SHBA (-16,1 %).”