Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha shprehet se gazetari amerikan, Guy Lawson, nuk është i mashtruar, por regjisor i mashtrimeve.
Pretendimet e gazetarit se ai ishte i përfshirë në biznesin e armëve para tragjedisë së Gërdecit, Shkëlzen Berisha i cilëson shpifje.
Guy Lawson: “Zoti Berisha nuk ishte në gjendje ta sillte këtë e-mail gjatë të gjithë procesit gjyqësor, ndaj nuk ka asnjë provë që ai është lidhur me mua para se të botohej libri, dhe zoti Berisha e di shumë mirë këtë”.
Shkelzen Berisha: z. Lawson, është e vërtete që unë nuk e kam sjellë këtë email para gjykatës dhe deri tani përveç fjalës time nuk ka pasur asnjë evidencë se ky email ju është nisur juve. Ju e keni shfrytëzuar pamundësinë time për ta gjetur këtë email, për të gënjyer para gjykatës dhe para publikut, pavarësisht se emailin e keni marrë, duke thënë se unë nuk ju kam kontaktuar.
Fatmirësisht ky email i cili ju është nisur me dt 18 Mars 2011, vetëm disa ditë pas publikimit tuaj në revistën Roling Stone, është rigjetur në arkivin e njërit prej miqve të mi, të cilit ja kisha përcjellë pak kohë pasi ua kisha nisur juve. Ai sigurisht që do ti paraqitet gjykatës si provë në apel dhe sot publikut si dëshmi e gënjeshtrës suaj.
Ju e keni fshehur këtë email me qëllim dhe kjo provon dhe njëherë se, ju në këtë histori nuk jeni i mashtruari, por regjisori i mashtruesve.
Këtë nuk e tregon vetëm fshehja e këtij emaili, por dhe vetë deklarata juaj para gjykatës kur thoni “se nuk më keni kontaktuar se e dinit që do te mohoja pretendimet për lidhjet me AEY”.
Natyrisht unë do mohoja me fakte një histori me të cilën nuk kisha asnjë lidhje por paragjykimi juaj nuk ka lidhje me standardet e gazetarisë por me nevojën për t’i shitur publikut një histori të trilluar siç do t’i vinte për shtat xhepit tuaj dhe jo të vërtetës.
Guy Lawson: “Erion Veliaj ishte një nga burimet e mia, por siç argumentoi Gjykatësja Cooke në vendimin e saj, unë isha bazuar në shumë burime të tjera për të treguar përfshirjen e paditësit, si artikulli i “New York Times”, “Broward Beach NewTimes”, the “New Republic”, dokumentari i Al Jazeera-s “Plumba dhe Dollarë”, e-mail-e diplomatike që dolën në publik, në të cilat ambasadori amerikan e lidhte zotin Berisha me korrupsionin e tregtisë së armëve, si dhe intervista me shumë njerëz të tjerë, të cilët besojnë me bindje se zoti Berisha ka qenë i përfshirë në tregti korruptive me armë. Me pak fjalë, është një numër i stërmadh burimesh që e lidhin zotin Berisha”.
Shkelzen Berisha: Nëse flasim për individë, që kanë shpifur në lidhje me mua ashtu siç del fare qartë nga dokumentet që ju keni sjelle para gjykatës, në Shqipëri burimi juaj I VETËM ka qenë Erion Veliaj.
Ai është po ashtu i vetmi burim që ka refuzuar të dëshmojë në këtë gjyq pavarësisht kërkesës së dërguar nga avokati im. Ju siguroj se, arsyeja nuk është frika nga unë, por nga ligji!
Belliu që ju e keni identifikuar si burim, deklaroi për gjykatën se ai nuk më njihte fare dhe nuk kishte asnjë dijeni për përfshirjen time ose jo në historinë e Gërdecit apo AEY dhe se ato që ju ka thënë i kishte lexuar në disa nga mediat lokale në Shqipeëri.
Kokalari që në fillim e cilësuat si burim për librin tuaj, përgjatë pyetjes nga avokati im e etiketuat më shumë “respekt” si një “maniak të tërbuar me axhendë private” të cilit ju nuk mund ti besonit.
Artikulli i NYT per aq sa me takon mua, bazohet vetem mbi biseden Trebicka – Diveroli. I pari ka folur qe ne vitin 2008 pas artikullit, me deklarata publike dhe deshmi ne prokuri qe nuk besonte se Diveroli thoshte te verteten ne lidhje me mua. Por ju zgjodhet te injoronit si deklaraten time ashtu dhe deklaraten e tij. Ne fund deklarata e Diverolit se ai kishte trilluar gjithcka provoi se ju zgjodhet te mbyllnit syte para te vertetes ne favor te nje historie qe i pershtatej vetem xhepit tuaj.
Ju genjeni serish kur thoni se ambasadori Withers me ka implikuar mua ne kete histori. Ambasadori ka cituar ato qe kane shkruar disa media shqiptare dhe ate qe ai pretendon se I ka thene z.Hoxha. Ne asnje rast ambasadori nuk është shprehur nese I beson ose jo burimet e tij. Pra ne kete rast burimi juaj nuk është ambasadori amerikan por z.Hoxha dhe disa media lokale.
Ju keni zgjedhur te injoroni deklaraten publike te z.Hoxha te botuar ne media lokale menjehere pas publikimit te wikileaks, ku ai pergenjeshtron keto kabllograme dhe mohon te kete permendur emrin tim ne kete takim. Njelloj si deklaraten ju keni zgjedhur te injoroni deshmine e tij para gjykates qe hedh poshte pretendimet tuaja.
Ju keni zjedhur gjithashtu te injoroni te gjitha deklaratat e mia qe hedhin poshte cdo lidhje time me kete histori ndonese ato jane botuar ne shume media lokale.
Ju keni zgjedhur te mos “lexoni” deklaraten e z. Trebicka ku shprehet se ai besonte qe une nuk isha I perfshire ne kete afere dhe kjo eshte botuar dhe mbuluar gjeresisht nga mediat lokale.
Sepse ju keni zgjedhur te “lexoni” dhe te “importoni” nga mediat shqiptare (te financuara nga kundershtaret politike te babait tim) vetëm shpifjet qe i pershtateshin nje historie qe i vinte per shtat xhepit tuaj dhe qellimisht keni injoruar cdo deklarate timen apo te personave te tjere qe do t’ju conte tek e verteta.
Standardi juaj per te verteten eshte edhe me i ulet se i disa mediave shqiptare lokale (pjese e makinerise politike te shpifjes) qe ju citoni, pasi ne ndryshim nga ju, ato nuk kane pasur mundesi te lexonin raportin e hetuesve te Departamentit te Mbrojtjes sipas te cilit Podrizki qe pretendonte se kishte qene ne nje takim me mua, nuk e njohu Shkelzen Berishen kur ata i treguan foton e tij.
Sigurisht qe Podrizkit ne kundershtim te asaj qe kishte deklaruar ne betim, i “erdhen syte” dhe ju “rikthye kujtesa”, sapo ju i ofruat para (e pranuar kjo para gjykates) per librin tuaj.
Nese marrim burimet e mediave apo personave qe ju keni cituar te gjitha permblidhen tek Diveroli, Podrizki dhe shpifjet e mediave apo aktoreve lokale ne Shqiperi. Te gjitha keto te kundershtuara nga deshmitare te rendesishem, nga vete burimet si dhe nga une me deklarata dhe padi ligjore para te cilave ju keni mbyllur syte per te mos “trazuar” historine qe i vinte per shtat xhepit tuaj.
Me e rende akoma, ju keni injoruar qellimisht konnluzionet e proceseve ligjore te kryera ne Shqiperi dhe SHBA respektivisht per Gerdecin dhe AEY ku ne asnje rast pavaresisht qindra te pyeturve ne mijera faqe deshmi, nuk ekziston qofte dhe nje prove e vetme e gjetur qe me lidh mua me keto ceshtje apo i lidhe keto dy afera njera me tjetren
Guy Lawson – “Sërish, gjykatësi Cooke e ka refuzuar këtë argument. Ajo ka specifikuar ‘thelbi i të dy ngjarjeve është që paditësi ka qenë i përfshirë në veprimtaritë korruptive në lidhje me arsenalin e madh të Shqipërisë, kryesisht të papërdorshëm, por ende shumë të rrezikshëm, që daton që nga Lufta e Ftohtë’.
Shkelzen Berisha: Njëlloj si me trillimet e librit ju gënjeni kur thoni se gjykata paska thënë se këto dy histori kanë lidhje me njëra tjetrën. Për ta bërë këtë, gjyqtares do t’i duhej të futej në thellësitë e dosjes së të dyjave çështjeve gjë që as nuk është bërë e as ka qenë qëllimi i gjyqit. Gjykatësja thjesht ka vënë në dukje se në media ka pasur PRETENDIME për përfshirjen time në këto dy histori njëlloj siç ka përmendur pretendime për Llotarinë (për të cilat z.Balla është dënuar për shpifje) apo për CEZ (për të cilin burimi i z.Balla është dënuar për shpifje) por ajo për asnjë moment as nuk ka lidhur historitë me njëra-tjetrën dhe as nuk ka pranuar si të vërteta këto pretendime.