Anglishtja është e njohur si gjuha globale e biznesit. Kjo gjuhë flitet nga 840 milionë njerëz në mbarë botë.
Ndër to janë 335 milionë njerëz në planet që e flasin si gjuhë të parë dhe 505 milionë të tjerë që e flasin si gjuhë dytësore.
Po përsa i përket cilësisë?
Cilësia luan një rol thelbësor dhe Europa ka zotësinë më të fortë të të folurit anglisht.
Indeksi EPI është indeksi i aftësisë angleze ose aftësia e folësve të anglishtes në vende të ndryshme.
Ky indeks është përdorur për përpilimin e hartës nga MapChart, ku Shqipëria rezulton me përqindjen më të lartë të ‘injorantëve’.
Në Shqipëri vetëm 17% e popullsisë e njohin dhe e flasin mirë gjuhën angleze.
Cilat janë vendet më të mira dhe me aftësi më të lart në këtë gjuhë?
-Holanda, me 71.45%
-Suedia, me 70.40%
-Danimarka, me 69.93%
-Norvegjia, me 67.77%
-Singapori, me 66.03%
-Finlanda, me 65.83%
-Luksemburgu, me 64.67%
-Afrika e Jugut, me 63.37%