25.03.2019 - 09:00
Regjimi spastrues i Sllobodan Millosheviç ose i njohur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”, kanë lënë shenja tek Kosova dhe kosovarët.
Edhe pse kanë kaluar vite nga përfundimi i luftës, banorët e disa zonave ende i përkujtojnë të rënët në luftë nga ky regjim.
Rreth 20 vite më parë regjimi spastrues vrau rreth 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në BRestoc të Rahovecit dhe ranë heroikisht edhe pesë dëshmorë.
Masakrat u kryen një ditë pas fillimit të bombardimeve ajrore nga forcat e NATO-s kundër forcave kriminale serbe në Kosovë.