Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Një 50-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletën e tij.
Sipas policisë Gëzim Keci ka humbur jetën rrugës për në spital.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.
Shtetasi G.K u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjeksore.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.