Gjatë një takimi të mbajtur sot, kryeministri Rama ka prezantuar sot portalin e transparencës universitare.
Në fjalën e tij në këtë takim, ai premtoi vijimin e një faze të dytë për punësimin e më të mirëve.
“Nga sot, një tjetër pikë e rëndësishme protestës studentore zbatohet në afat sipas angazhimit të shkruar në Paktin për Universitetin; Portali i Transparencës Universitare u-transparenca.al një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në institucionet e arsimit të lartë.
Urojmë që universitetet ta vënë në funksionim dhe studentët ta monitorojnë në vijim, së bashku me qeverinë. Pika më delikate e çdo organizate që shpenzon, që është buxheti të publikohet në të gjithë elementët e vet, jo vetëm si buxhet vjetor, por edhe si buxhet afatmesëm”, u shpreh Rama.