MENU
klinika

Komisioni i Ligjeve

Zguri ashpërson tonet me partitë politike: Jepini fund kësaj sjelljeje!

25.03.2019 - 12:23

I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri raportoi në lidhje me veprimtarinë e institucionit përgjatë vitit 2018.

Zguri gjatë fjalës së tij tha se ka gati draft-udhëzimin për partitë politike.

Partitë poltike i sjellin me vonesë propozimet për komisionerë dhe i ndryshojnë, gjë që hedh dyshime mbi administratën zgjedhore, cënon funksionimin e KZAZ-ve, cënon procesin e numërimit të votave duke vonuar nxjerrjen e rezultateve, cënon procesin zgjedhor“, u shpreh Zguri, ndërsa kërkoi nga partitë t’i japin fund një sjelljeje të tillë.

Kreu i KQZ foli gjithashtu edhe për problematika të ndryshme në vendimmarrje të ardhura këto për shkak të vakumeve ligjore.

Përplasja politike me shumë gjasë nuk do e lë KQZ pa e përfshirë në vorbullën e vet në organzimin e zgjedhjeve lokale. Për këtë Kuvendi duhet ta mbrojë KQZ-në. Zgjedhjet meritojnë një administratë të fortë dhe profesionale. Që zgjedhjet lokale të jenë me standarde Kuvendi duhet të mbështesë komisionin, sepse mund të kemi nevojëpër ndihmën tuaj”, u shpreh ndër të tjera Zguri.