Pas miratimit në janar të vitit të kaluar, të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet sot të vlerësohet se deri ku është zbatuar ky ligj.
Ligji ndërkohë mbeti anash për shkak të rrethanave politike, arritjes së Marrëveshjes me Greqinë për emrin në qershor, referendumit si dhe procedurave tjera për zbatimin e saj.
Gjatë ditës së sotme pritet që të zhvillohet një takim me zv/kryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani dhe përfaqësuesve të grupit ndërministror të punës për zbatimin e këtij ligji, ku do të diskutohet pikërisht për zbatimin e ligjit për gjuhët.
Ligji avancon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, si në të folur ashtu edhe në shkruar, në të gjitha institucionet e nivel lokal dhe qendror.