Një 41-vjeçare nga fshati Molisht në rrethin e Beratit, i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme.
Merita Filaj, nëna e 3 fëmijëve, ka varur veten me litar në kasollen e barit, që ndodhej pak metra larg banesës së saj.
Sipas burimeve, viktima 15 minuta para vetëvarjes ka telefonuar policinë dhe u ka thënë duke qarë që të kujdeseshin për fëmijët e saj.
Patrullat e policisë pas lokalizimit të telefonatës janë nisur drejt banesës së familjes Filaj, por e kanë gjetur gruan të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë. Viktima 41-vjeçare, Merita Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem.
Ajo jetonte me dy vajzat e saj në një banesë të veçuar 3 km larg banesave të tjera ndërsa bashkëshorti dhe djali kishin emigruar në Greqi.