26.03.2019 - 08:31
Zgjedhjet e 30 qershorit po afrojnë dhe kjo ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit.
Ditën e sotme ka nisur trajnimi i punonjësve të policisë.
Mësohet se trajnimi nis sot në orën 09:00 në Akademinë e Sigurisë.
Në hapjen e procesit të trajnimit të punonjësve të policisë të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues do të marrë pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.