MENU
klinika

Parashikimi

Pas diellit vijnë reshjet? Surprizon moti

26.03.2019 - 08:36

Ndonëse temperatuat pëgjatë këtyre ditëve kanë qenë mjaft të ngrohta luhatjet e motit nuk janë larguar ende.

Sipas parashikimit të Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, sot kryesisht në mesditë dhe deri të mërkurën në mëngjes, do të karakterizohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Moti do të jetë me vranësira e reshje shiu të herë pas herëshme me intensitet deri mesatar.

RESHJET

Priten reshje të dobëta të karakterit lokal

TEMPERATURAT

në bregdet: 12 / 17 °C

në vendet e ulëta: 10 / 18 °C

në vendet malore: 5 / 12 °C

ERA pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në Veri, për momente të shkurtra, deri e fortë.

Gjatë ditëve në vazhdim priten rënie graduale të temperaturave, më e ndjeshme rënia pritet të jetë ditën e mërkurë dhe të enjte si në vlerat e mëngjesit ashtu edhe në mesditë.