MENU
klinika

Detajet

Dështon gjyqi për vrasjen e Marvi Mihalit, avokatët braktisin seancën

26.03.2019 - 14:14

Seanca gjyqësore për vrasjen e të riut Marvi Mihali ka dështuar sërish.

Shkak është bërë kërkesa e avokatëve të të pandehurve, të cilta thanë se janë ofenduar nga fjalët e babait të Marvi Mihalit.

Gjatë seancës ky i fundit ka shpërthyer në ofendime dhe ka thënë se avokatët janë munduar të shpëtojnë disa kriminelë dhe se rendin pas parasë.

Gjithashtu ai ka kërkuar 35 vite burg për secilin nga 4 të pandehurit.

Kujtojmë se ai ka paralajmëruar se nëse nuk vepron ligi, do të veprojë Kanuni dhe Kurani.

Pas këtyre fjalëve, avokati Sokol Hazizaj, tha se ai ndihej i ofenduar nga këto fjalë dhe se nuk mund ta vazhdonte me procesin, pasi ai ishte aty për të kryer një punë dhe nuk mund të cenohej për shkak të punës së tij.