MENU
klinika

Deklarata

Arrestohet në Tiranë/ Indiani ndiqet nga shteti për bindje politike

26.03.2019 - 15:49

Pak ditë pas arrestimit indiani Hiteshkumar Patel është përballur me Gjykatën e Tiranës.

Patel, i cili njihet si kunati i vëllezërve Sandersara të kërkuar për mashtrim pretendon se shteti indian e përndjek për bindjet e tij politike.

Ai ndër të tjera mësohet të ketë zbuluar që është i afërm i kryetarit të opozitës indiane.

“Shteti indian me përndjek për bindjet politike. Jam i afërm i kryetarit të opozitës indiane. Ky fakt është njohur nga gjykata në Nigeri”,-mësohet të jetë shprehur ai.

Gjykata e Tiranës caktoi masën ‘arrest me burg 40 ditë’.