Merr fund dilema e fituesit të garës së parë sezonale të Moto GP, zhvilluar në Losail të Katarit, pas ankesës së disa skuderive.
Gjykata e Apelit të Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit ka vendosur sot që të konfirmojë fitoren e pilotit italian Andrea Dovizioso.
Katër skuadra, Aprilia, Honda, Suzuki dhe KTM apeluan fitoren e pilotit të Ducatit. Sipas tyre, motori italian kishte montuar një pjesë të parregullt në pjesën e gomës së pasme.
Gjithsesi, Apeli deklaroi se çdo pjesë e montuar te motori Ducati është e rregullt, çka do të thotë se ajo mund të përdoret edhe në garat e tjera. Një fitore e dyfishtë kjo për Ducati.
Gjithsesi, beteja ligjore nuk ka përfunduar ende, pasi 4 skuadrat e Moto GP mund ta apelojnë këtë vendim në CAS të Lozanës, brenda 5 ditësh.