Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përfunduar një vizitë të rëndësishme në Francë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një postimi në Twitter, ku ka njoftuar përfundimin e vizitës.
Lleshaj shkruan se ka takuar homologun Christophe Castaner.
Sipas ministrit ata kanë diskutuar sëbashku bilancin e marrëdhenieve.
Postimi i plotë:
Përfundova një vizitë shumë të rëndësishme në Francë.
Me Ministrin e Brendshëm Christophe Castaner bëmë bilancin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe piketuam hapa të tjerë të rëndësishëm për të ardhmen.
Mbështjetja e Francës për integrimin europian të Shqipërisë, bllokimi i emigracionit të paligjshëm drejt Francës dhe lufta kundër krimit të organizuar janë fushat e bashkëpunimit të ardhshëm.
Pres me kënaqësi vizitën e Castaner në Tiranë së shpejti