MENU
klinika

Investimet në Shqipëri

Greqia bie nga “froni”

27.03.2019 - 10:45

Pas dy dekadash si investitori më i madh në vendin tonë, Greqi duket se e ka humbur këtë vend.

Bazuar në disa të dhëna të Bankës së Shqipërisë, vihet re se në tremujorin e katërt vendin e Greqisë e ka zënë Zvicra, duke e kaluar shtetin fqinjë në vend të dytë.

Sa ishte stoku i investimeve nga Zvicra për 2018?

-Në këtë vit stoku i investimeve shkoi deri në 1.3 miliardë euro
-Kjo shifër përën 17.3% të totalit prej 7.7 miliardë eurosh
-Rritja e investimeve nga Zvicra përkon me fillimin e punimeve për gazsjellësin TAP, një projekt prej 1.5 miliardë eurosh

Sa ishte stoku i investimeve nga Greqia deri në fund të vitit?

-Stoku i investimeve nga vendi fqinjë ishte rreth 1.2 miliardë euro ose 16% e totalit

Pse humbi vendin e parë Greqia?

-Greqia, që prej viteve 2000 dy kompanitë që hyn në tregun e telekomunikacioneve përmes shtetit fqinjë bënë investime të mëdha në Shqipëri

-Cosmote dhe Vodafone ishin dy kompanitë që erdhën në Shqipëri

-Cosmote u tërhoq nga tregu shqiptar në filim të këtij viti duke shitur aksionet e Telekom Albania

-Aksionet i shiti tek “Albania Telekom Invest AD”.

Po me bankat me kapital grek në Shqipëri çfarë po ndodh?

-Këto banka po tërhiqen gradualisht nga Shqipëria

Cili është investitori i tretë pas Zvicrës dhe Greqisë më i madhi në Shqipëri?

-Pas Zvicrës dhe Greqisë investitori më i madh është Hollanda

-Stoku i Holandës këtë vit është rreth 1 miliardë euro ose 13.6% e totalit përmes kompanisë që po ndërton hidrocentralet mbi lumin e Devollit

Cili është investitori i katërt?

-është Kanadaja me 951 milionë euro në fund të 2018 ose 12.4% e totalit

Cili është investitori i pestë?

-I pesti është Italia, me një stok investimesh prej 686 milionë euro ose 8.9% e totalit.

Pas pesë investitorëve kryesorë në vendin tonë, vijnë:

-Turqia, me një stok investimesh prej 604 milionë euro
-Austria, me një stok investimesh prej 525 milionë euro
-Qipro, me një stok investimesh prej 158 milionë euro
-Gjermania, me një stok investimesh prej 133 milionë euro