27.03.2019 - 12:16
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Jurgen Kurtit.
Mësohet se është zbardhur emri i personit që e qëlloi për vdekjen 26-vjeçarin.
Autori i krimit është identifikuar si Klodjan Bane 38-vjeç nga Patosi.
Ndërkohë për makinën me të cilën është kryer atentati mësohet se ishte ne pronësi të personit që ëshë ende në kërkim.
Për të humbur gjurmët ai i kishte mbivendosur makinës targa false.
Bane nuk ka njohje personale me viktimën, por mendohet se ka qenë i paguar sëbashku me tre të të tjerët që kanë rënë në prangat e policisë.