27.03.2019 - 13:27
Ndryshime të rëndësishme janë shënuar sot te Doganat dhe Tatimet.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur shkarkimi i dy drejtorëve të dy institucioneve të rëndësishme në vend.
Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e doganave, Belinda Ikonomi e cila do të bëhet zv.ministre e Ekonomisë.
Në vend të saj do të emërohet Arlind Gjokutaj.
Gjithashtu është shkarkuar edhe drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero dhe në vend të saj do të emërohet Enton Duro.