Pothuajse 800 vazo dhe skulptura të lashta kineze do t’i rikthehen vendit të origjinës. Italia njoftoi se do të kthente objektet e paligjshme, artefakte që i përkasin vlerave kulturore të Kinës së lashtë.
Disa prej objekteve që datojnë nga periudha e neolitit, si edhe të tjera objekte që i përkasin dinastisë Ming (907-1664). Deklarata për objektet me vlerë është dhënë të premten, nga ministria italiane e Trashëgimisë Kulturore dhe Aktiviteteve.
Ndërkaq, autoriteteve italiane u duhet të shpjegojnë sesi kanë përfunduar në Itali, 796 artikujt, paçka deklaratës që konfirmoi se objektet ishin me ‘origjinë të paligjshme’.
Artefaktet kineze ishin zbuluar në Monza, pasi ishin nxjerrë në shitje në Roncadelle, Itali. Nga ana e tyre, autoritetet kineze kanë konfirmuar prejardhjen e artefakteve, më vonë.
Gjykata në Milano ka udhëruar nëntorin e kaluar, që sendet të kthehen në vendin e origjinës. Megjithëkëtë, njoftimi i qeverisë ishte lënë për në kohën kur Presidenti Xi Jinping, do të vizitonte Romën.
Deklarata u konkretizua pasi dy vendet nënshkruan një marrëveshje simbolike, për të punuar së bashku, në luftën kundër trafikut të paligjshëm të veprave të artit.