27.03.2019 - 19:56
Rrahim Hashimi, ish-luftëtar i “Forcave Komando Delta” të UÇK-së, Brigada 138-ZOD, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Hashimi njoftoi se është marrë për t’u pyetur nga Specialja nën cilësinë e të dyshuarit.
Sipas njoftimit, Hashimi do të paraqitet në Hagë më datë 9 prill 2019.
Ai ka shtuar se do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes. OVL e UÇK e ka njoftuar gjithashtu këtë rast.