MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Zbulohet kandidati i PS në Shkodër

27.03.2019 - 20:48

Valdrin Pejtri pritet të jetë kandidati i Partisë Socialiste për  Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas informacioneve, Pjetri, i cili mbante detyrën e Kryeregjistruesit, mori detyrën e Prefektit të Shkodrës, në një vendim të marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Valdrin Pjetri u lirua nga detyra e Kryeregjistruesit pas shkrirjes së institucionit te ALUIZNI-t me Hipotekën në një të vetëm, që do të jetë Kadastra dhe do të drejtohet nga Artan Lame.

Ndër emrat që PS kishte menduar fillimisht për kandidate ishte edhe Senida Mesi, ish-zv.kryeministre, por që së fundi socialistët pritet të zyrtarizojnë emrin e Valdrin Pjetrit i cili nga sot nis detyrën e Prefektit të qytetit të Shkodrës.

Për disa orë të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”

Policia shpëtohen 5 turistë britanikë

Përfundon në tetor në të gjithë vendin

Dezinsektimi i mushkonjave nis nga Shkodra

Falsifikuan çeqe me vlerë 1 milionë dollarë

Arrestohen 2 italianë në Han të Hotit