MENU
klinika

Maqedoni e Veriut

Përhapet rreziku/ Rritet numri i të prekurve nga fruthi

27.03.2019 - 21:23

Në Strugë vazhdon të rritet numri i të prekurve nga Fruthi.

Të paktën dy raste të tjera janë shënuar sot, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka mbërritur në 26. Nga spitali i Strugës thonë se dy ditët e fundit pas shpalljes së epidemisë së fruthit është rritur numri i prindërve që i sjellin fëmijët e tyre për vaksinim.

“Në Strugë ditët e fundit u infektuan gjithashtu edhe shtatë punonjës. Ndërsa, nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër, sigurojnë se ka vaksina të mjaftueshme.”-tha Mentor Ibraimi, doktor i Mjekësisë shkollore.

Në çdo moment, Qendra e Shëndetit Publik është në dispozicion me një numër të mjaftueshëm të vaksinave kundër fruthit, për të gjithë ata që kanë nevojë nga 12 muaj deri në 45 vjeç.

fruthi maqedoni e veriut-konica.al
fruthi maqedoni e veriut-konica.al

“Duke pasur parasysh që numri tashmë ka tejkaluar 24 persona me fruth, presim që ky numër të rritet në 10 deri 15 ditët e ardhshme.”-theksoi Sasho Toçkov, drejtor i Qendrës për Shëndetësi Publike.

Shkollat dhe kopshtet në Strugë u udhëzuan, që të rrisin nivelin e higjienës, të respektohen rekomandimet për dezinfektim dhe ajrosje të hapësirave, por edhe të mos pranohen fëmijë të pavaksinuar.

Autoritetet shëndetësore presin që epidemia të vazhdojë të përhapet.