Diplomatët tanë në Greqi, përkatësisht Florian Nova dhe Enkelejda Riza, janë lëvizur nga detyra.
Florian Nova do kthehet të shërbejë në MPJ sipas nevojave. Më herët u lirua nga detyra Pranvera Skana, e cila ishte këshilltare në Ambasadën Shqiptare në Londër.
Ministri i Jashtëm i komanduar Gent Cakaj informoi dje se ka shkarkuar dhe transferuar 20 punonjës të Ministrisë së Jashtme. Cakaj tha se janë bërë shkarkime dhe lëvizje e se ata janë legjitime.
“Jam i gatshëm të thelloj reformat të cilat nuk janë cenim i punës. Po bëjmë reformën për të përmirësuar performancën në shërbimin diplomatik. Disa prej të shkarkuarve s’ kanë pasur performancën e duhur në punë, një pjesë e tyre është shkarkuar për shkak se ata kanë tejkaluar sjelljen dinjitoze të diplomatit.
Një pjesë e tyre kanë qëndruar në sistem tepër gjatë dhe kanë pasur shumë pak kontribut për të merituar vazhdimin në detyrë”, tha Cakaj.