Protestues të shumtë kanë filluar të nisen nga rrethet drejt Tiranës.
Anëtarë e simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike janë nisur nga Fier që në orët e para të mëngjesit.
Mësohet se nuk ka pasur organizim, por ata janë nisur me automjetet e tyre private.
Kreu i PD-së Fier, ish-deputeti Luan Baçi tha se protesta e radhës do të jetë para një parlamenti që nuk e njohim.
“Parlament fals, i mbushur me kriminelë dhe njerëz të papërgjegjshëm që mendojnë se përfaqësojnë popullin. Nuk do të lejojmë të zhvillohet një parlament i rregullt. Protesta do të kulmojë në 13 prill. Nga këto protesta popullore kryeministri Rama duhet t’i thërrasë mendjes pasi protestat janë qytetare. Betimi i deputetëve të rinj është një lojë e mazhorancës së sotme që kërkon të krijojë një opozitë false”, deklaroi Baçi.