Gjatë fjalës së tij para protestuesve, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa falenderoi të gjithë shqiptarët tha se protesta është vetmi parlament që njeh populli.
Gjithashtu Basha nuk nugroi t’i dërgojë një mesazh edhe Ramës.
Ai tha se në shesh nuk i janë bashkuar vetëm hallet, por edhe zgjidhja për të ardhmen e shqiptarëve.
“Parlamenti i vetëm që njeh opozita e bashkuar dhe të popullit të bashkuar. Përballë nesh dhe pas krahëve të policisë ndodhet banda më famëkeqe e hajdutëve që ka parë Evropa e pasluftës e kryesuar nga kryehajduti, arkitekti i Shqipërisë kolumbiane, Maduro i Ballkanit, Rama dhe skuadra e tij kriminale. Për 6 vite me radhë kjo bandë vodhi e varfëroi shqiptarët, i gjobiti, rriti taksat, energjinë coi në burg e në vetëvrasje familjarët që nuk i paguanin dot faturat e kripura, shkatërroi mijëra biznese, qindra mijëra i drejtoi në dëshpërim, shkatërroi shëndetësinë, mbylli qindra shkolla”- tha Basha.
Basha garantoi se zgjidhja është programi i PD-së dhe theksoi se “Një ditë e re, po vjen”.
Sipas tij, “po aq sa ngjallet kufoma politike e Enver Hoxhes, aq ngjallet dhe kufoma politike e Ramës dhe Rilindjes”.
“Atë derë do ta hapim bashkë dhe me cdo kusht. Jemi për të nisur së bashku një rrugëtim për qeverinë e të ardhmes suaj, e të fëmijëve tuaj. Me protestat që nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë kusarë të Ramës dhe kryehajdutit. Kemi nisur bashkëbisedim kombëtar për themelet e demokracisë së re, të standardeve dhe parimeve evropiane dhe amerikane”- tha Basha.