28.03.2019 - 12:59
Pas largimit nga Parlamenti, protestues me në krye kreun e PD-së, Lulzim Basha fillimisht ndaluan përballë Ministrisë së Brendshme.
Në kor protetuesit bërtisnin “Lironi djemtë tanë”.
Ata kanë lyer me bojë të zezë godinën e ministrisë.
Pasi kanë lyer me bojë fasadën e ministrisë dhe pas gati 20 min ndalesë tek ministria protestuesit janë larguar dhe po vijonë ndërkohë marshimin protestë.