28.03.2019 - 13:12
I fejuari i Elvana Gjatës, i përfshirë në vrasjen e 5 tetorit në ish-Bllok, Ervin Mata është lënë i lirë me vendim gjykate.
Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitjeje”.
Kujtojmë që Mata u vetëdorëzua një muaj më parë.
Ai ka deklaruar se nuk është përfshirë në përpasjen me armë, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.