Pas një marshimi të gjatë, protestuesit janë mbledhur në selinë e Partisë Demokratike ku edhe u mbyll protesta.
Përmbyllja u bë me fjalën e Bashës, i cili deklaroi prerë se zgjedhje me Ramën nuk do të ketë.
Ai tha se zotohet se shqiptarët nuk do t’i tradhtojë kurrë.
“Orët e bandës po numërohen mbrapsht. Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë e qartë zgjedhje me Ramën nuk do të ketë, pakt me Moduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo qëndrese ka nisur për ti kthyer qeverisjen cdo shqiptari e nuk do ndalet derisa ta bejë realitet, Askush në këtë protestë, nuk është këtu për karrige për pushtet e aq më pak për pazare, por për t’ dhënë fund pazareve në kurriz të popullit”, tha Basha para selisë së PD.