28.03.2019 - 19:42
Policia e Shtetit ka shoqëruar 23 protestues, të cilët dyshohet se gjatë protestës kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të tyre.
Sipas informacioneve, të shoqëruarit ndodhen aktualisht në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në disa komisariate.
Në të njëjtën kohë, vijojnë verifikimet e të shoqëruarve nga strukturat policore, ndërsa një pjesë e qytetarëve kanë filluar të mblidhen para ambienteve të Policisë së Tiranës duke kundërshtuar veprimet e uniformave blu.