Ish-lideri i serbëve në Bosnjë Radovan Karaxhiç, apeloi të enjten vendimin e Gjykatës së Hagës, e cila e deklaroi atë të fajshëm për akuza për krime lufte dhe i dha një dënim me burgim të përjetshëm.
Gjyqtarët në Hagë tani duhet të vendosin nëse do të pranojnë sfidën e Karaxhiçit për dënimin e tij, meqë vendimi i 20 marsit ishte konsideruar si masa e fundit për këtë rast.
“Presidenti Radovan Karaxhiç apelon dënimin e përjetshëm ndaj tij”, tha avokati personal i Karaxhiçit, Peter Robinson.
Javën që lamë pas, Karaxhiç u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Hagë, pavarësisht se më 2016 ai ishte dënuar me 40 vjet burg për krimet në masakrën e Srebrenicës dhe të tjera në Bosnjë,.
Gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992 – 1995, më shumë se 100 mijë persona u vranë dhe rreth 2.2 milionë janë detyruar që të ikin nga shtëpitë e tyre.