MENU
klinika

Këshilla

Jeni vazhdimisht të lodhur? Urgjent shkoni te mjeku nëse…

29.03.2019 - 15:36

Të gjithë, në një periudhë të caktuar të jetës sonë e kemi provuar lodhjen rraskapitëse.

Është një gjendje e vazhdueshme lodhjeje që zhvillohet me kalimin e kohës duke na shteruar energjitë, motivimin dhe përqëndrimin. Lodhja në këtë nivel ndikon në gjendjen emocionale dhe psikologjike të gjithsecilit.

Shkaqet

Në të shumtën e rasteve lodhja lidhet me rutinën e përditshme, veçanërisht me mungesën e aktivitetit fizik. Ndjesia e lodhjes është e lidhur dhe me depresionin, por në raste të tjera është simptomë e gjendjeve shëndetësore që trajtohen me medikamente.

Faktorët e mënyrës së jetesës

Renditja e faktorëve që mund të jenë përgjegjës për ndjesinë e lodhjes shpeshherë është hapi i parë drejt lehtësimit. Lodhja mund të lidhet me:

  • Përdorimin e alkoolit dhe drogave;
  • Aktiviteti fizik i tepërt;
  • Trazira nga ndryshimet e orareve;
  • Aktivitet i pakët fizik;
  • Mungesë të gjumit;
  • Ushqyerja jo e shëndetshme.

Gjendjet shëndetësore

Lodhja rraskapitëse mund të jetë shenjë e një gjendje shëndetësore ose efekt i përdorimit të drogave apo të ndonjë terapie, siç janë:

  • Problemet akute të mëlçisë;
  • Anemia;
  • Ankthi;
  • Kanceri;
  • Sindroma e lodhjes kronike;
  • Infeksioni kronik;
  • Sëmundja kronike e veshkave;
  • Tronditjet;
  • Sëmundja pulmonare obstruktive kronike;
  • Depresioni;
  • Diabeti;
  • Emfizema;
  • Fibromialgjia;
  • Hidhërimi;
  • Sëmundjet e zemrës;
  • Hipotiroidizëm;
  • Hipertiroidizëm;
  • Sëmundja inflamatore e zorrëve;
  • Mjekimet dhe trajtimet siç janë: kimioterapia, terapia me rrezatim, medikamentet e zemrës dhe anti-depresantët;
  • Sklerozë të shumëfishtë;
  • Obeziteti;
  • Dhimbjet të vazhdueshme;
  • Apnea e gjumit;
  • Stresi;
  • Dëmtimet traumatikë në tru.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse lodhja lidhet me problemet e shëndetit mendor dhe në simptomat përfshihen:

  • Mendime për të dëmtuar veten ose vetëvrasje;
  • Mendime për të lënduar të tjerët.

Gjithashtu, kërkoni kujdes mjekësor nëse lodhja lidhet me:

  • Dhimbje në kraharor;
  • Vështirësi në frymëmarrje;
  • Rrahjet e shpejta dhe jo të rregullta të zemrës;
  • Ndjesia e të humburit të ndjenjave;
  • Dhimbje të forta në kurriz, barkë dhe legen.

Kërkoni t’ju shoqërojnë në emergjencë nëse:

  • Keni gjakderdhje jonormale, duke përfshirë gjakderdhje nga zorra e trashë ose të vjellat me gjak.
  • Dhimbje koke të forta.

Lini një takim me mjekun nëse: Lodhja vazhdon të jetë e njëjtë edhe pas disa javësh, ndonëse jeni përpjekur të pushoni, të ulni nivelet e stresit…