29.03.2019 - 16:42
Prokurori Ardian Nezha ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësore.
Sipas informacioneve dorëheqja ka ardhur për mungesë vlerësimi. Kërkesa e tij do të shqyrtohet më 1 prill nga KLP-ja.
Në vitin 2015, Ardian Nezha, nga prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, u transferua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Nezha ka pasur në hetim dosje të rëndësishme, një prej të cilave është ajo e “bandës së tritolit”.
Prokuroria e Përgjithshme argumenton se lëvizja është e detyruar nga mungesa e kapaciteteve njerëzore në ato Prokurori, ku ka nevojë më shumë për hetim të shpejtë dhe efikasitet.