MENU
klinika

"Mitingu i shekullit"

Rama ironizon protestat e opozitës: Tubuesit, punonjës bashkish

29.03.2019 - 17:48

Kryeministri Edi Rama i përcjell me ironi protestat e opozitës, duke theksuar se ata janë “protestues profesionistë”.

Gjatë një vizite në Durrës në kuadër të takimeve ‘Bashkia që duam”, Rama tha se protestuesit e opozitës janë punonjës të bashkive.

“Janë protesta që zhvillohen vërtetë si një furtunë në gotë dhe jo siç i keni parë ju në tv apo në fotografitë që shoqërojnë protestat që ndodhin këtu. Janë protestues profesionistë, punonjës bashkisë që nuk u shërbejnë qytetarëve nëse agjencia turistike nuk i nis në protestë. I quajnë mitingu i shekullit, i jetës, mitingu i të gjitha kohërave. Kur mblidhemi ne për një Kongres i quajnë anti protestë”, tha ai.

rama-konica.al
rama-konica.al

Rama bëri ironi edhe me televizionet kombëtare mbi lajmet që transmetojnë.

“Si mundet që një tv kombëtar t’u japë shqiptarëve që në Guatemala përplaset në një autobus. Për të folur pastaj për lajme të tjera ra një tjegull dhe i ra në kokë një të moshuare dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ku është lajmi këtu?”, tha Rama.