MENU
klinika

Formula 1

“Dopietë” e Ferrarit në provat e Bahreinit

29.03.2019 - 18:51

Ka ardhur menjëherë autokritika e Ferrarit. Pas performancës jo të mirë në Australi, kokëkuqja është rikthyer fuqishëm, të paktën në provat e lira të Bahreinit, në pistën e Sakhir.  

Dy pilotët Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc, janë renditur respektivisht në dy vendet e para në përfundim të dy sesioneve të para të provave të lira.

Vettel ishte më i shpejti në pistë, duke dhënë kohën 1’28”846, duke lënë pas me vetëm 35 të mijëtat më shumë shokun e tij të skuadrës, Leclerc.

Në vijën e dytë të nisjes u klasifikuan dy makinat Mercedes, me Lewis Hamilton që ishte më i shpejtë se Valtteri Bottas. Gjithsesi, makina gjermane ishte më shumë se gjysmë sekondi e avashtë.

Surprizë sot ishte vendi i pestë i Nico Hulkenberg me Renault, që la pas Max Verstappen me Red Bull. Të shtunën pasdite, me drita, do të zhvillohen provat zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN