MENU
klinika

Qëllimet

Maqedonia e Veriut, Kosova e Shqipëria, stërvitje të përbashkët

29.03.2019 - 19:26

Forcat speciale të policisë së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës kanë zhvilluar në Shkup stërvitjen e parë policore duke stimuluar edhe aksione luftarake për arrestimin e personave të rrezikshëm.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje sipas përfaqësuesve të ministrive të shteteve përkatëse ka të bëjë me intensifikimin e bashkëpunimit për rritjen e sigurisë në rajon, luftën kundër krimit dhe trafikimit të paligjshëm.

“Ky bashkëpunim paraqet sinjal të fuqishëm në përkushtimin tonë për ruajtjen e sigurisë dhe të stabilitetit në rajon”, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme i Maqedonisë së Veriur, Oliver Spasovski.

Bashkëpunime të këtilla sipas Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Ne me këtë stërvitje kemi arritur qëllimin që të dëshmojmë se policët dhe njësitet tona janë të përgatitura për të garantuar siguri për qytetarët tanë por edhe më gjerë”, ka deklaruar ministri Mustafa.

Stërvitja policore që u mbajt në poligonin policor në Shkup është mbështetur nga ambasada amerikane në Maqedoninë e Veriut.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!