1775 – Në Asamblenë e kolonisë në Virxhinia, Patrick Henry deklaroi “Më jepni lirinë ose më jepni vdekjen”, duke kundërshtuar Aktin e Pullës nga Britania ndaj kolonive në Amerikë. Henry ishte avokat, fermer, politikan, i cili u bë i njohur si orator gjatë lëvizjes për pavarësi në Virxhinia në vitet 1770. Në vitin 1798 presidenti John Adams e emëroi Henrin si të dërguar të posaçëm në Francë por ai nuk pranoi për shkak të shëndetit. Me kërkesë të George Uashingtonit, Henry kandidoi dhe u zgjodh në Dhomën e Delegatëve të Virxhinias, si federalist, por nuk arriti ta ushtrojë këtë detyrë – vdiq nga kanceri në stomak më 6 qershor 1799 në moshën 63 vjeçare.
1808 – Vëllai i Napoleon Bonapartit, Joseph bëhet mbret i Spanjës, pasi kishte lënë fronin e Napolit dhe Sicilisë që Bonaparti ia dha kunatit. Para se i vëllai të bëhej perandor i Francës, Jozefi kishte qenë avokat, politikan si dhe ambasador francez në Romë. Më 30 shtator 1800, si ministri i plotfuqishëm, ai nënshkroi një traktat miqësie dhe tregtie mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara. Kur dinastisë së Bonopartëve i ardhi fundi, më 1914, Josef jetoi kryesisht në Shtetet e Bashkuara – fillimisht në Nju Jork dhe Filadelfia; shtëpia e tij u bë qendër aktiviteti për emigrantët francezë – ndërsa disa revolucionarë meksikanë i ofruan kurorën e mbretit të Meksikës më 1820, por ai nuk pranoi. Më vonë, Joseph Bonaparti u kthye në Evropë; ai vdiq në Firence, Itali, më 1844 në moshen 76 vjeçare, dhe u varros në kompleksin Les Invalides në Paris.
1821 – Lufta greke për Pavarësi – Beteja e Kallamatës mes forcave kryengritëse dhe trupave osmane të qytetit ishte një nga ngjarjet e para të kësaj lufte. Kallamata ra në duart e kryngritësve, duke u bërë qyteti i pare i çliruar.
1839 – Regjistrohet përdorimi për here të parë i shprehjes “OK” – akronim për “Oll Korrect” nga gazeta Boston Morning Post (oll – all (gjithçka + korrekt)
1919 – Benito Mussolini formon lëvizjen fashiste në Milano, Itali. Pas dy vjetësh, më 7 nëntor 1921, prej saj, doli Partia Kombëtare Fashiste.
1919 – Në Moskë, Formohet Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste.
1929 – Lidhja telefonike instalohet për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë.
1936 – Italia, Austria dhe Hungaria nënshkruajnë në Romë, Paktin e mos-sulmimit.
1945 – Operacioni më i madh në luftën e Paqësorit, 1500 anije të marinës amerikane bombardojnë Okinavën
1966 – Takimi i parë zyrtar, pas 400 vitesh midis Kishës Katolike dhe Kishës Anglikane.
1980 – Shahu i Iranit arrin në Egjipt pas rrëzimit nga froni në Teheran. Bashkëshortja e Shahut ishte egjiptiane, me prejardhje shqiptare (motra e ish-mbretit Faruk, dinastia e Muhamet Aliut).
1983 – Presidenti amerikan Ronald Reagan shpall planin “Lufta e Yjeve” – Moska tërhiqet në këtë garë të re teknologjie armatimi, duke hyrë në udhën e dobësimit ekonomik, deri në rënie të plotë.