MENU
klinika

Deklarata

Braçe ironizon Voltana Ademin: Mi bëni të fala, u tmerrova nga…

30.03.2019 - 08:48

Pasditen e djeshme Braçe ishte në Shkodër, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes ekipit të tij të Partizanit dhe Kukësit.

Pas ndeshjes në një prononcim për mediat, Braçe nuk harroi të thumbonte edhe kryearen e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Ndeshja mu duk shumë e bukur, por vetëm se jam tmerruar nga kazanët e plehrave në rrugën e Shkodrës. Mi bëni të fala kryetares së Bashkisë së Shkodrës. Është tmerr ajo që pashë sot.

Voltana-Ademi-konica.al

Më vjen keq. Ndërkohë ndeshja ishte thuajse e barabartë. Partizani duhet ta kishte vrarë sot kampionatin me thënë të drejtën. I kishte mundësi të shkonte shumë më përpara, por ky është futbolli’, u shpreh Erion Braçe.