30.03.2019 - 13:32
E diela, datë 31 mars 2019 shënon edhe ndryshimin e orës. Akrepat shkojnë 60 minuta përpara. Kjo bën që të kthehet ora verore.
Ora verore do të jetë në fuqi deri të dielën e fundit të muajit tetor, pra deri më datë 31 mars 2019, psh ora 10: 00 do të jetë 11.00.
Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj.