MENU
klinika

Deklarata e plotë

Raporti i DASH/ Cakaj: Pasqyrë realiste. Pa komplekse, po bëj…

30.03.2019 - 14:08

Raporti i DASH për vendin tonë ka sjellë edhe reagimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Raporti e klasifikoi Shqipërinë si një vend tranzit për drograt e forta dhe bazë të krimit.

Pas akuzave të forta që opozita lëshoi për raportin, ministri Cakaj në një bashkëbisedim me gazetarët bëri me dije se ministria e Punëve të Jashtme nuk shkëputet nga përgjegjësia për llogarinë e brendshme që duhet të japë për llogarinë e jashtme.

Gjithashtu në lidhje me raportin, Cakaj theksoi se është një pasqyrë realiste dhe inkurajim i madh për reformat e qeverisë.

Ministria e Punëve të Jashtme ndonëse është përfaqësuesja e interesave të brendshme të vendit nuk shkëputet nga përgjegjësia për llogarinë e brendshme që duhet të japë për llogarinë e jashtme. Ndonëse kjo që po bëj nga prizmi diplomatik mund të jetë e pakëshillueshme, por institucionalisht është e domosdoshme.

Kemi rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar, raporti thekson faktin se vendi ka arritur rezultate thelbësore në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar për shkak të përpjekjeve për integrim në BE. Nuk kemi të bëjmë me mospërmbushje të detyrave, por angazhim e përparim drejt axhendës evropiane.

Raporti afirmon se përkundër sfidave dhe vështirësive të shumta, Shqipëria është në moment pozitiv për rezultatet e marra në reformën në drejtësi, pra konfirmon se angazhimi i institucioneve të vendit në situatën aktuale nuk është zgjatim i tranzicionit disa dekadash.

Në vendet e rajonit shqetësimet janë më të thella sesa për vendin tonë. Një gjuhë e ngjashme në raportet për të drejtat themelore të DASh janë edhe për vendet e BE. Kjo nuk do të thotë se po gjejmë alibi, por se trashëgimitë historike janë esenciale për të kuptuar fenomenin. Shqipëria ndryshe nuk bëhet brenda ditës. Kemi shembujt e rajonit që janë në negocim kritikohen me tone më të ashpra se kaq, edhe për shkak të paaftësisë për të adresuar problemet.

Raporti nuk është konstatim krize, por identifikim momentumi pozitiv dhe trendeve në rritje. Duhet theksuar se si mbyllet raporti, me mbështetjen e SHBA, u shpreh Cakaj.