Një faktor i rëndësishëm që kushtëzon mungesën e lidhjeve mes prodhuesëve dhe përpunuesëve është dhe ai i mungesës së një politike rajonizuese të prodhimit bujqësor, që mbart në vetëvehte probleme që lidhen me, mungesën e specializimit të prodhimit, rritje e ofertës bujqësore, dhe përqendrimin e saj, cilësinë e lëndëve të para, lidhjen e kontratave etj.
A. Çfarë Politikë/Strategji?
Projektimin dhe zbatimin e politikave rajonizuese të prodhimit, përmes përmiresimit të skemave mbështetëse të Qeverisë.
B. Pse kjo Politikë/Strategji?
Sepse, ne konsiderojmë se ferma bujqësore sot karakterizohet nga pluriaktiviteti. Kjo sepse ende nuk kemi një politikë dhe strategji të qartë për rajonizimin e prodhimit dhe për rrjedhojë dhe të specializimit të tij. Kjo situatë bën që veprimtaria prodhuese në fermë të mos jetë efiçiente, konsideruar këtu dhe të gjitha pasojat negative që vijnë nga mos efiçiensa.
C. Si implementohet kjo Politikë/Strategji?
Në konsiderim të prognozimit dhe të implementimit të kësaj politike, ne propozojmë nxitjen dhe mbështetjen e strategjive që do të presupozonin një plan veprimi orientues për fermerët sipas zonave të ndryshme rurale, (në disponimin e Drejtorive të Bujqësisë dhe Ushqimit në Qarqe).
Aktualisht ne disponojme nje varian te hartes bujqesore sipas qarqeve, si më poshtë:
Ne besojmë fort se, ndërtimi hartës bujqësore të vendit për 61 bashki do të ishte një vlerë e shtuar shumë e madhe në drejtim të:
Orientimit te politikave me fokus, rritjen e nivelit të përdorimit të tokës.
Problematikat që kanë të bëjnë me nevojën e rritjes së nivelit të përdorimit të tokës, janë të lidhura edhe me vështirësitë e kapitalizimit të bujqësisë, ndër të tjera sepse:
• kapitali qarkullon ngadalë në bujqësi për shkak të natyrës së saj organike
• në bujqësi ekonomitë e shkallës arrihen me vështirësi.
• disekonomitë e distancës, së bashku me variacionet në pjellorinë e tokës, topografia dhe klima, e bëjnë më të vështirë menaxhimin e ndërmarrjeve të mëdha se sa në industritë e tjera.
1.2. Por, argumentimet e mësipërme nuk nënkuptojnë “braktisjen” e bujqësisë, por orientimin e kapitaleve drejt atyre aktiviteteve, që kanë përparësi në hartën bujqësore të vendit.
1.3. Rajonizimi i prodhimit duhet parë si një mundësi për rritjen e nivelit të përdorimit të tokës, si në planin intensiv ashtu dhe atë ekstensiv.
Orientimit te politikave me fokus, rritjen së nivelit përdorimit të inputeve (intensifikimi)
-Statistikat tregojnë se niveli aktual i përdorimit të inputeve në bujqësi është mjaft i ulët, gjë që flet për një nivel mjaft të ulët të përdorimit të kapaciteteve prodhuese në bujqësi.
-Situata e mësipërme është kushtëzuar kryesisht nga mungesa e një vizioni të qartë lidhur me strategjitë e zhvillimit, ku problematikat e lidhura me rajonizimin e prodhimit, kane nje rendesi themelore.
-Në kushtet e prezencës së kufizimit të tokës, ofertës jo kufizuese të punës, si dhe cilësisë së burimeve të tjera prodhuese, intensifikimi i prodhimit, (toka, puna kapitali, drejtimi) përfaqëson rrugën më efektive për zhvillimin e bujqësisë, në dobi të rritjes së ofertës së prodhimeve bujqësore dhe partneritetit të fermerëve me tregje.
Duke e parë rajonizimin e prodhimit, si një mundësi që i kontribuon rritjes së nivelit të intensifikimit, gjykohet që vëmendja duhet të fokusohet në dy drejtime themelore:
• Rritja e nivelit të faktorëve të prodhimit
• Rritja e efektivitetit të përdorimit të faktorëve të prodhimit;
Orientimit te politikave me fokus, rritjen së fermës dhe konsolidimit të saj
-RAJONIZIMI i prodhimit në bujqësi (me gjithë përfitimet e tjera që ai ofron), ka një rol të jashtëzakonshëm në drejtim të konsolidimit të fermës familjare.
Prandaj është e domosdoshme që:
• Të rishikohen ose dispozitat e Kodit Civil mbi familjen fermere ose ato që lidhen me trashëgiminë (apo të dyja së bashku), në dobi të mos copëzimit të fermave dhe forcimit të tyre.
• Të mbështetet/nxitet qeraja e tokës, veçanërisht qeraja kundrejt një pjese të prodhimit (dhe që përfaqëson pagesën për përdorimin e tokës me një përqindje mbi prodhimin e realizuar në një sezon prodhimi), pasi kjo mund të konsiderohet si një strategji mjaft e rëndësishme në konsolidimin e fermës.
Orientimit te politikave me fokus, mbështetjen e grupet e prodhuesve
-Konsideruar rezultatet e arritura në kuadër të politikave aktuale të mbështetjes së prodhuesve individuale, analizat dhe vlerësimet e deritanishme çojnë në përfundimin se kjo formë e politikës mbështetëse nuk i kontribuon zgjidhjes së problemeve, me të cilat ballafaqohet bujqësia.
-Në këtë kontekst, theksohet nevoja e nxitjes dhe mbështetjes me përparësi të grupeve të prodhuesve, në dobi të rritjes së ofertës për agro-industrinë, nxitjes së alternativës kooperuese, stimulimit të punësimit dhe rritjes së konkurrencës.
-Politikat e deritanishme të mbështetjes individuale të prodhuesve kanë patur efekt pozitiv, por ndërkohë vërehet se ato i kanë shërbyer më shumë luftës ndaj varfërisë sesa zhvillimit integral të bujqësisë dhe për më tepër, zhvillimit të industrisë agropërpunuese.
Orientimit te politikave me fokus, nxitjen e integrimt horizontal dhe vertikal
-Bujqësia, duke qënë e kushtëzuar nga madhësia shumë e vogël e fermave, mbetet akoma mjaft e orientuar drejt plotësimit të nevojave të mbijetesës së familjeve fermere. Statistikat tregojnë se më pak se 30% e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale janë të destinuara për treg.
-Tregëtimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore është ende mjaft i papërshtatshëm, ndërkohë që plotësimi më i mirë i nevojave të tregut me produkte vendase mbetet një prioritetet themelor.
-Bujqësia është një sektor potencialisht eksportues, por përballet edhe me probleme të organizimit të eksportuesve dhe strukturave përkatëse të tregjeve të grumbullimit, magazinimit dhe të industrisë përpunuese, me probleme administrative të kontrollit të cilësisë nga strukturat shtetërore, mungesës së standardeve për produktet dhe sistemet e prodhimit, apo shkalla e pamjaftueshme e zbatimit të ligjit për kontrollin e ushqimeve.
-Rritja e vëllimit të shitjeve (tregu i brendshëm dhe për export) do të duhet te vijë përmes politikave mbështetëse nga qeveria si dhe përmes rritjes së konkurrueshmërisë së vetë bizneseve. Kooperimi horizontal për këtë do të ishte absolutisht i domosdoshëm.
Orientimit te politikave me fokus, rritjen e rolit të prodhuesve në zinxhirin e vlerës (lidershipi)
-Roli i prodhuesve në zinxhirin e vlerës pothuaj inekzistent, shoqërohet me të gjitha pasojat që vijnë prej tij, si për prodhuesit ashtu dhe konsumatorët.
-Kjo sjell praninë e mjaft dukurive negative, të tilla si: mungesë prezence dhe kontrolli në zinxhirin e vlerës, nivele të ulta përfitueshmërie, kosto të larta prodhimi, mungesë konkurrence etj.
-Konsideruar sa me siper, theksohet nxitja dhe mbështetja e strategjive të integrimit horizontal, duke synuar që fermerët të vendosen në pozicione të tilla sa ju takon tregjeve të inputeve, tregjeve të produkteve, tregjeve financiare etj.
Orientimit te politikave me fokus, nxitjen e zhvillimit te industrisë së prodhimit të produkteve pyjore jo drusore _ (bimët medicinale)
-Industria e prodhimit ne mbështetje me përparësi për nxitjen dhe zhvillimin e industrisë së prodhimit të produkteve pyjore jo drusore të territorit dhe bimeve medicinale përbën aktualisht një alternativë të rëndësishme për zhvillimin e zonave rurale.
-Duhet theksuar se për mijëra banorë të zonave rurale, grumbullimi dhe tregëtimi i produkteve pyjore do të përbënte një burim të rëndësishëm punësimi dhe të ardhurash.
-Në hartën e rajonizmit të prodhimit, ky aktivitet merr një rëndesi të veçantë.
Kjo do të bëntë të mundur, që ata të fokusojnë veprimtarinë e tyre drejtë atyre produkteve që ofrojnë më shumë vlerë të shtuar dhe nxisin punësimin.
D. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.
Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme.
Më konkretisht:
• Rajonizim të prodhimit dhe të ofertës.
• Ritje të prodhimit.
• Rajonizim i ofertës do të nënkuptonte rritje dhe përqëndrim të saj.
• Rritje të efiçiensës së prodhimit.
• Mundësi shumë më të mira për një politikë/strategji të intensifikimit dhe specializimit të prodhimit etj.
• Më shumë mundësi për zhvillim dhe komercializim të bujqësisë./ Universiteti Bujqësor i Tiranës