Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA ka publikuar lajmin se qeveria shqiptare ka fshirë nga Fletorja Zyrtare vendimin që parashikon konfiskimin e pronave që u takon minoritetit grek në Shqipëri.
ANA-MPA citon se burime nga ministria e jashtme vendase, thonë se:
“Mesazhi i djeshëm i kryeministrit Tsipras ishte veçanërisht i qartë dhe nuk linte asnjë hapësirë keqinterpretimi nga ana e udhëheqjes shqiptare në lidhje me kushtin e respektimit absolut të drejtave dhe pronës pakicave”
Referuar burimeve, kjo agjenci thotë se:
“Mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje ishte hapi i parë për anulimin e plotë të vendimeve të papranueshme që shënjestrojnë minoritetin grek dhe pronat e tij, duke dëmtuar në mënyrë të pariparueshme prespektivën evropiane të Shqipërisë”.
“Kjo perspektivë ka si kusht respektimin e plotë të të drejtave të gjithë minoriteteve që jetojnë në Shqipëri dhe që presim të sanksionohen në ligjet zbatuese për pakicat”, përfundon artikullin agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA.