Ata që nesër e kanë ditë pune do të duhet të zgjohen më herët, pasi akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para.
Më 31 mars kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do shënojnë në orën 3.
Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.
Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit kur hyjmë edhe në sezonin dimëror.
Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Evropë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë çështje.
Komisioni Europian më 12 shtator të këtij vitit ka marrë vendim që lëvizja e akrepave të orës, kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars të vitit 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të vitit 2019. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Shqipëria ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë.