MENU
klinika

Deklarata

Historiani serb: Na duhet Kosova e pavarur

31.03.2019 - 11:43

 Themeluesi i organizatës së Qendrës politike “Glas” dhe njëkohësisht profesori i Universitetit të Beogradit, Nikola Samardzic, deklaroi se edhe Serbia ka nevojë të njohë pavarsinë e Kosovës.

Samardzic theksoi se qeveria dhe opozita në Serbi, po i dërgojnë mesazhe armiqësore botës perëndimore.

“ Jemi para një humnere prej të cilës, në rastin  më të mirë, do të na nxjerrin tjerët, me çmimin që është larg prej perceptimit aktual të realitetit që elitat dhe shoqëria refuzojnë ta pranojnë. Kështu është radikalizuar dhe sheshelizuar opozita e mbetur. Drejt Vuçiç janë nisur mendimtarët e njëjtë politikë pa ide dhe oferta për alternative reale, ndërsa personalisht, pa talent, karizëm dhe forcë, jo vetëm që të na bindin dhe të aktivizojnë të tjerët, por as të bindin vetveten”, tha ai.

 Më tej, Samardzic shtoi se askush nuk e pranon hapur që edhe Serbisë i duhet Kosova e pavarur.

“Nuk ekziston dikush në Serbi që hapur dhe publikisht do ta thoshte e na duhet një Kosovë e pavarur, me të cilën do të heqim kufijtë, në vend se ta ‘varrosim’. Se me Malin e Zi na ndan vetëm një masë dashurie e ndërsjellë. Se Kroacisë edhe Serbisë i duhet Bosnja e plotë. Se pa Kroacinë as Serbia as Bosnja nuk mund të mbijetojnë. Integrimi në BE dhe në NATO, institucionet e fuqishme financiare, liritë evropiane, Infrastruktura e rregulluar apo dhe arsimi funksional.

Presidenti i Serbisë ashpërsoi raportet me Kosovën, ndërkohë që opozita e akuzon për tradhti, se ndërpreu raportet me presidentin e Malit të Zi, Milo Djukanovic dhe përsëri u nis të copëtojë Bosnjën, me kulminacionin në tentimet e pasuksesshme të grusht shtetit në Podgoricë dhe Shkup”, nënvizoi Samardzic.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi