MENU
klinika

Takim me strukturat

LSI cakton kryetarin në Tepelenë/ Kryemadhi: Zgjedhjet janë afër

31.03.2019 - 12:58

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe ish-deputeti Vangjel Tavo zhvilluan ditën e sotme një takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë.

Në ketë takim u zgjodh dhe Kryetari i LSI, Tepelenë ekonomisti Sefer Kanushi. Gjate fjalës së saj, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës.

Kryetarja e LSI tha se partia e saj, forcën reale e ka tek njerëzit, jo tek emrat e përveçëm. Duke folur per situaten aktuale, ajo deklaroi se “gjendja ekonomike e vendit është e mjerë, taksat rriten, ndersa të ardhurat për familjen shqiptare ulen”.

“Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI e cila theksoi se Papunësia eshtë rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar. “LSI eshtë parti e fjalës së mbajtur. Duhet të punojmë që shqiptarët të bejnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Fermerët dhe blegtorët jane në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit”, theksoi Kryemadhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN